Me një foto nudo, modelja e Victoria’s Secret zbulon se është në pritje të ëmbël
Ylli i Victoria’s Secret, Karolína Kurková është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. Supermodelja çeke zbuloi lajmin në një ese personale për revistën Glamour, në të cilën shpjegon se shtatzënia erdhi si një surprizë për të dhe bashkëshortin, Archie Drury. Ajo shtoi se të jesh shtatzënë për herë të tretë dhe veçanërisht të jesh shtatzënë gjatë kësaj kohe, është një përvojë ndryshe nga herët e kaluara.
“Unë besoj se gjërat ndodhin atëherë kur duhet të ndodhin – është pjesë e asaj gjëje magjike, mbi të cilën nuk kemi gjithmonë kontroll. Ne duhet të dorëzohemi, të jemi të durueshëm, të evoluojmë dhe të rritemi”, -thotë 36-vjeçarja, e cila është gjithashtu nëna e dy djemve Noe Lee, 5 vjeç dhe Tobin Jack, 11 vjeç.
“Kur pata dy shtatzënitë e para, isha më e re,” shton ajo. “Tani në mesin e të 30-ve, unë jam më e sigurt dhe po përfitoj nga një vit që solli kaq shumë mundësi për të menduar, reflektuar dhe rivlerësuar. Unë mendoj se kjo kohë ka sjellë shumë gjëra në sipërfaqe për shumë prej nesh – gjëra që mund t’i kemi hedhur poshtë ose të kemi menduar se mund të merremi më vonë – dhe na kanë detyruar të mendojmë se kush jemi dhe çfarë ka vërtet rëndësi. Fokusi është zhvendosur. Shtatzënia ime e tretë më ka dhënë mundësinë të ndihem më në fund e lirë me trupin tim,” -shprehet ajo.
Modelja tregon më tej se ndihet e bekuar që është në gjendje të mbetet shtatzënë. Ajo e dha lajmin edhe në profilin e saj në Instagram me një foto nudo, duke mbuluar me duar pjesët intime.
