“Më ofruan mijëra dollarë për fëmijë”, Rinian Leka zbulon shumën e çmendur që i ofruan milioneret në Amerikë

Rinian Leka ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku për herë të parë pranë moderatores Ester Bylyku, zbuloi detaje të ndryshme nga jeta e tij private.

Ester Bylyku: Cila ka qenë oferta më e çmendur që ke marrë nga një femër pas fame?

Rinian Leka: Në fakt kanë qenë 2. Njëra më ka ofruar 70 mijë dollarë, ndërsa tjetra 50 mijë. Të dyja jetonin në Amerikë, dhe kërkonin të kishin fëmijë me mua. Nuk dëshironin që unë të mbaja asnjë përgjegjësi për fëmijën, vetëm të isha babai, dhe shpresonin që do të më ngjante mua. Por kam refuzuar, nuk do të pranoja për asnjë arsye në botë.

Share With:
Translate »
584 Views