“Më përdhu nonin vajzën sistematikisht në jetimore”

Violeta Hysa ka treguar në programin “Historia ime” në Tv Klan, jetën e saj tejet të vështirë. Humbja e vogëlushit të saj vetëm 2 vjeç, si pasojë e një zjarri, i shkaktoi asaj dhimbjen më të madhe. Pa asnjë mbështetje, e vetme dhe me tre fëmijë për të cilët duhej të kujdesej, Violeta gjen ngushëllim tek alkooli.

Situata e saj rëndohet edhe më shumë pasi ajo humbet tërësisht kujtesën dhe nuk mban mend as fëmijët e saj. Kur gjendja e saj bëhet më mirë, ajo fillon të kërkojë fëmijët, për të cilët s’kishte asnjë informacion se ku ndodheshin. Pas shumë kërkimesh mëson se djali i vogël ishte birësuar nga një tjetër familje, ndërsa dy vajzat ishin çuar fillimisht në institucionin e jetimores në Shkodër dhe më pas kishin kaluar në Kuvendin e murgeshave në Lezhë. Por ajo që mëson për vajzën e saj të madhe më pas, e tronditi.

Mirela Milori: Mesa di vajza e madhe është përfshirë në një ngjarje shumë të rëndë gjatë qëndrimit në Shkodër?

Violeta Hysa: Punën e vajzës së madhe e kam marrë vesh në 26 Dhjetor të këtij viti që kaloi. Vajta të merrja vajzën e vogël për pushime. Iu them këtyre me këmbëngulje: Të paktën ta marr me pushime?

Mirela Milori: Nuk të lejonin?

Violeta Hysa: Mirë tha, do ta mundësojmë këtë mundësi, kur mora çupën dhe do dilja tek dera kujdestarja më thotë, që problem do ta kesh me vajzën e madhe, se kur të vijë mosha që të rritet do ketë shumë probleme me memorien dhe… I them pse? Më thotë se vajza jote kur është marrë nga atje është gjetur e lidhur dhe e përdhunuar.

Mirela Milori: Kur është marrë nga Shkodra? Dhe këtë ta thotë kujdestarja?

Violeta Hysa: Po! Dhe kur kam marrë vajzën e vogël në shtëpi ajo thotë: Ma, ajo kur ka qenë 9 vjeç  është përdhunuar nga djali i zv/drejtoreshës në Shkodër. Pastaj vinin makinat e merrnin, edhe për gocën time dhe një gocë tjetër, vinin i merrnin makinat, i përdhunonin në shtëpi të pabanueshme, të prishura, edhe i binin, i hidhnin aty në sy të punonjëseve të institucionit, edhe ato s’bënin asnjë fjalë. /tvklan.al

Share With:
Translate »
473 Views