“Më përdhunonte natën para djalit”- Shokon 43-vjeçarja me rrëfimin: Me dilte para dhe…

Dhurata Veli, një 43-vjeçare nga fshati Lundër, ka shokuar me rrëfimin e saj, ku ka treguar dhunën barbare të ish-bashkëshorti.

Në emisionin “Pagjurmë”, ajo thotë se ka mbetur në mes të rrugës, bashkë me të birin , 10 vjeç, pasi ish-bashkëshorti e nxori nga shtëpia, ndërsa thekson se për vite me radhë, ka duruar dhunën barbare. 43-vjeçarja shprehet se ish-bashkëshorti i ndiqte kudo dhe se madje e kërcënonte me jetë.

“Në janar të vitit 2019 më dëboi nga shtëpia. Vetëm motrës i tregoja, nënës dhe babait jo. Atë ditë më doli në rrugë kur kthehesha nga puna. Nisi të më qëllonte, më kapi nga flokët dhe më godiste me grushte. Më pas më kërkoi të kryente marrëdhënie seksuale në mes të autostradës. Kam qarë gjithë ditën, por nuk gjeta mbështetje askund. Kunati më kërkoi të hiqja telefonin dhe të mos shkoja në punë. E kam nisur jetën e vështirë dhe te vështirë e kam. Që e vogël jam rritur nëpër spitale, se kam qenë shëndetlig.

Në moshën 25 vjeçe u fejova me mblesëri. Kur u takuam për herë te parë, ai nuk fliste shumë. Nuk komunikova asgjë me të fliste vetëm mblesi. Unë kërkova të hiqja dorë nga kjo fejesë, por ai më kërcënoi se nëse unë do ta lija do të më vriste mua dhe familjen time. Ne qëndruam katër vite fejesë. Unë e kuptova se nuk ishte mirë, por kisha frikë mos vriste njeri. Dhuna tek unë nisi tre ditë pasi u martuam. Fillimisht më qëlloi me shuplakë dhe më pas dhuna u bë më e egër. Ai kërkoi që të ndahej nga unë, pasi ishte shumë xheloz dhe më akuzonte për tradhëti. Unë nuk u largova nga shtëpia nga frika se mos vriste njerëzit e mi, por vendosa ta duroja. Me shpirt atë person nuk e kam dashur kurre. Ka bërë shumë krime ndaj meje”, thotë ajo.

E reja vijon më tej, ku thekson se madje, ish-bashkëshorti i kërkonte marrëdhënie seksuale edhe në sy të djalit.

“Në s’kemi patur kurrë komunikim. Ai më akuzonte për tradhti. Unë punoja në rrobaqepësi asokohe, paratë e rrogës i mbante kunati. Ne jetonim në një shtëpi me familjen e tij. Kur lindi djali ai nuk erdhi në maternitet për ta parë. Nisi të bënte veprime të turpshme, madje të kërkonte marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës. Me dilte para kur kthehesha nga puna dhe më kërkonte marrëdhënie seksuale kudo të ishim edhe në rrugë. Me mua ishte shumë i egër, me të tjerët ishte qingj. Më ndiqte kudo të shkoja. Një muaj rresht kam fjetur me djalin në një karrige, se nuk më pranonte në shtrat. Më ka dëbuar nga shtëpia, pasi nuk donte të jetonte më me mua”, shton ajo.

Ndërkohë, ka qenë djali i saj, vetëm 10-vjeç, i cili i ka shkruar nj letër emisionit, ku tregon vuajtjet e tij së bashku me të ëmën dhe situatën e vështirë ku ndodhen tani.

Share With:
Translate »
2347 Views