Me pistoletë në tavolinë, në adoleshencë dilte në foto me kryeministrin Rama kur ky vizitonte Lezhën, dalin fotot e vrasësit të oficerit të Krimeve
Aldi Rama, 21-vjeç, po kërkohet ‘këmba-këmbës” nga forcat e policisë pasi është autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Saimir Hoxha. Forca të shtuara të policisë dhe një helikopter janë duke kërkuar për kapjen e tij.

Por ndërsa tani Aldi u shfaq si autori i një krimi tejet të rëndë, vite më parë ai ka pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit ka bërë foto me të pranishmit gjatë një vizitë në Lezhë në vitin 2016 dhe kur Aldi Rama ishte adoleshent.

