Me portretin e ëmbël familjar, Ajola i uron Babi Lali Erit 40-vjetorin!

Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, festoi ditëlindjen.

Ai mbushi 40-vjeç dhe këtë ditëlindje të tij vendosi ta festojë ndryshe.

Erioni shkoi tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe qëndroi për disa orë me fëmijët.

Kryebashkiaku u dha atyre dhurata me rastin e festave dhe u dhuroi buzëqeshje për disa orë.

Në ditëlindjen e tij Erioni mori urime të shumta mirëpo, vëmendjen e të gjithëve, e ka marrë një foto familjare e publikuar nga bashkëshortja Ajola Xoxa.

Çifti shfaqet bashkë me të voglin e tyre, Kajan, i cili qëndron në krahët e të atit.

Ndërkohë nga pas vihet re atmosfera e fundvitit me zbukurime dhe drita shumëngjyrëshe.

“Babi Lali Eri është 40 vjeç e 1 ditë tani”, shkruan Ajola në Instagram.

Share With:
Translate »
544 Views