Më të bukurit e botës që u sfiduan nga fëmijët e tyre

“Bëmë baba të të ngjaj” është një shprehje që nuk mund të përdoret për këta fëmijë. Me pamjen, karizmën, pasionin dhe punën e kanë distancuar veten nga emrat e prindërve për të mos thënë që i kanë lënë ata në hije dhe ua kanë kaluar.

Alain Fabien Delon dhe Alain Delon

Alain Fabien Delon dhe Alain Delon, foto nga Bright Side

Djali i aktorit të famshëm francez u bë model i famshëm dhe imazh i Gucci-t. Insiston për t`u quajtur thjesht Alain.

Kaia Gerber dhe Cindy Crawford

Kaia Gerber dhe Cindy Crawford, foto nga Bright Side

Shumë thonë që është kopje e nënës së saj, edhe pse ajo mendon se e ëma është me e bukur. Megjithatë Kaia s`mbetet pas. Jo më kot ka modeluar për Moschino-s.

Rumer dhe Brus Willis

Rumer dhe Brus Willis, foto nga Bright Side

Rumer u bë e famshme sa lindi dhe ia atribuon suksesin e saj të atit dhe shijes së tij për muzikën.

Jaden dhe Will Smith

Jaden dhe Will Smith, foto nga Bright Side

Jaden është që tani aktor, reper, këngëtar dhe tekstshkrues. Roli i pari në jetë me babain mund t`ia ketë dhënë një dorë të mirë, por sot është po ia del vetë.

Blue Ivy dhe Beyonce

Blue Ivy dhe Beyonce, foto nga Bright Side

Blue Ivy është vetëm 6 vjeç, por sa herë del me prindërit i lë në hije ata. Dhe imagjinoni pak të lësh në hije Beyoncen.

Brooklyn dhe Victoria Beckham

Brooklyn dhe Victoria Beckham, foto nga Bright Side

Atë e zgjodhi e ëma qëkur ishte adoleshent si model për një produkt, pastaj zbuloi që në fakt kishte pasion të shkrepte fotografi e jo të ishte objekti.

Vivienne Jolie-Pitt dhe Angelina Jolie

Vivienne Jolie-Pitt dhe Angelina Jolie, foto nga Bright Side

Vivienne është 10 vjeç, është kopje si mami, por s`ka nevojë për asistencën e saj kur vjen fjala për të aktruar. Siç bëri në filmin Maleficent.

Jennifer Aniston dhe John Aniston

Jennifer Aniston dhe John Aniston, foto nga Bright Side

Pak e dinë që edhe babai i Jennifer ka qenë i famshëm. Megjithatë shumë i lumtur që prej vitesh quhet John babi i Jennifer Aniston. Se e bija ia ka kaluar.

Lily Rose Depp dhe Johnny Depp

Lily Rose Depp dhe Johnny Depp, foto nga Bright Side

Lily e nisi karrierën në 2016-n me pjesëmarrjen në një film dhe që atëherë e ka lënë pakëz në hije babin për të cilin vajzat çmendeshin. /TIP

Share With:
Translate »
768 Views