Më të dashuruar se kurrë, mami Arbenita dhe babi Fero festojnë ditëlindjen e vajzës

Mjelmat dhe Hirushja. Kështu mund të përkufizohet ditëlindja e parë e vogëlushes së Feros dhe Arbenitës. Të veshur në të bardha, prindërit e Ninës festuan përvjetorin e parë të vajzës, e cila ishte veshur si një Hirushe e vogël, me një fustan të kaltër.

Dyshja ndau foto me vogëlushen, në krahët e Feros, ndërsa ishte edhe Arbenita ajo që rrëmbeu vëmendje. Fustani i bardhë në modelin e sirenës i theksonte format modeles. Nuk munguan as fotot mes çiftit duke u puthur teksa Fero përqafonte Arbenitën.

Nina, një ëmbëlsirë e vërtetë, duket tashmë një vajzë e madhe dhe e lumtur.

Dekori kryesisht i bardhë, me tullumbace në nuancat e ëmbla të pastelit, njësoj si torta, ishte përzgjedhja për ditën e veçantë të Ninës.

Share With:
Translate »
215 Views