“Më thanë që nuk kisha veshë për muzikë”, Erjona Rusi tregon pengun e fëmijërisë
Moderatorja Erjona Rusi, prej vitesh pjesë e “Top Channel”, këtë sezon krahas punës si gazetare, e kemi parë edhe në një spektakël baleti, në “Abc News”. Ajo është pjesë e jurisë së “T’ka mami yll”, krah Albi Nakos dhe Riselda Sejdijas.
Puntatën e djeshme, pas eleminimit të Kristit, një prej fëmijëve protagonisëtë, mamaja e tij, u shpreh se i biri nuk do të heqë dorë nga baleti, deklaratë që u përgëzua nga Erjona Rusi, që tregoi ‘pengun’ e saj të fëmijërisë.
Ajo ndau ëndrrën e saj, që nuk mundi dot ta realizonte.
“Kur isha e vogël, doja shumë që t’i bija pianos, por një komshia ime që është edhe këngëtare e famshme. Më tha që nuk ke veshë për muzikë dhe unë hoqa dorë, prindërit e mi hoqën dorë. Sot mbase nuk do isha shumë e famshme në piano, por të paktën do bëja atë që unë doja të bëja”, u shpreh Erjona, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë fëmijët, që të ndjekin ëndrrat, dhe gjithashtu, fëmijët që t’i mbështesin.
/News31