“Më thanë se kisha edhe dy ditë jetë”, nëna e këngëtares së njohur rrëfen betejën me Covid-19

Nëna e Selena Gomez, Amanda Tiffy, ka rrëfyer betejën shëndetësore për shkak të koronavirusit. 45-vjeçarja ka qëndruar në spital pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar kur u infektua me një koronavirus. Duke folur për revistën People, ajo tregoi se mjekët i kishin thënë se rrezikonte të vdiste.

“Një javë para se të shkoja për të marrë vaksinën time të parë të koronavirusit, u infektova me virus.Gjithë kohën kam qenë në shtëpi. Kur pata temperaturë, niveli i oksigjenit arriti në 69 dhe më dërguan me urgjencë në spital. Filluan të më pyesnin pse nuk e bëra vaksinën.

Fans Think Selena Gomez's Mom Looked Just Like Her When She Was Younger |  Teen Vogue

Dhe u thashë ta diskutonin më vonë, se nuk merrja dot frymë. Më thanë se nëse trupi im nuk i përgjigjej trajtimit, do të kisha dy ditë jetë”, tha ajo në një intervistë për People.

Share With:
Translate »
169 Views