“Më thuaj po para gjithë shqiptarëve”- kërkesa e Arborit për ditëlindjen e Borës

Dje, moderatorja Bora Zemani festoi ditëlindjen e saj, e cila u shënua me një surprizë të veçantë gjatë emisionit “Piramida” në Top Channel. Djali i saj, Arbori, e emocionoi Borën me një video-mesazh të transmetuar live në studio.

Përveç urimit plot dashuri, Arbori bëri edhe një kërkesë spontane dhe plot humor, duke i kërkuar nënës së tij që ta pranonte publikisht, përpara gjithë shqiptarëve, se do ta çojë në Zvicër për ski. Momenti u prit me buzëqeshje dhe duartrokitje, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe familjare në studio.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Piramida Game Show (@piramida.tch)

Share With:
Translate »
31 Views