Me tuta dhe atlete, familja presidenciale sjell foto nga peligrinazhi në Malin e Tomorrit

Kryetarja e LSI-së ka përshëndetur sot ndjekësit në Instagram me një foto të ëmbël të familjes së saj.

Presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Era, Bora dhe Besari shfaqen shumë sportivë në vendlindjen e tyre Skrapar.

Ata kanë ngjitur malin e Tomorrit me rastin e festës së Abaz Aliut.

“Ju uroj të gjithë bektashinjve mbarësi e paqe!  Abaz Aliu i ndihmoftë të gjithë shqiptarët kudo!”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj nga Teqeja e Abaz Aliut dhe nuk kanë munguar selfie-t e familjes simpatike.

Share With:
Translate »
1284 Views