Me urimin për datëlindje, e ëma e Ledrit zbuloi se raporti i saj me Sarën është për t’u patur zili

Partnerja e Ledrit sot feston datëlindjen dhe reperi i dedikoi fjalët më romantike. Por, ai nuk ka qenë i vetmi nga familja Vula që është  kujdesur ta zbukurojë ditën e Sara Hoxhës.

E ëma e Ledrit, Xheraldina ka zbuluar shumë nga raporti me Sarën. “Pasulja ime. Urime ditëlindja”, ka shkruar Xheraldina në foton ku shihet e përqafuar me partneren e Ledrit. Pra, le të themi se marrëdhënia mes tyre është ndër më të mirat e mundshme.

Sara dhe Ledri e pranuan para disa muajsh lidhjen, pas një kohe shumë të gjatë që fansat aludonin për këtë romancë. Reperi u shpreh së fundmi se pret me padurim të bëhet baba, kur sheh se kolegët dhe miqtë më të ngushtë kanë krijuar familje.

Kështu që, nuk është çudi nëse së shpejti dëgjojmë se çifti do ta shtojnë familjen me një anëtar të ri. Por, kjo mbetet për të ardhur si lajm nga vetë Ledri dhe Sara. E rëndësishme është që fanset ta fiksojnë një herë e mirë: reperi i preferuar nuk është më beqar…

Share With:
Translate »
587 Views