”Me ushqimin nuk ka naze, Amara ha gjithçka”, Aulona Musta zbulon formulën që të gjitha mamatë ëndërrojnë

Nëse mendoni se të bindësh një fëmijë të hajë është e lehtë, me siguri nuk keni dëgjuar dhe parë moritë e numrave të cirkut që bëjnë prindërit e gjyshërit për një kafshatë të vetme. Aeroplani fluturues, apo ”si e hap gojën luani” janë disa prej atyre shprehive që i njohin pothuajse të gjitha mamatë, por edhe baballarët, ndonëse këta të fundit shpeshherë e marrin më me sportivitet situatën.

E thënë me fjalë të thjeshta, të ushqesh fëmijën është një ”tmerr” më vete, por jo për Aulona Mustën. Ditën e djeshme ajo ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet Amara e vogël, tashmë e famshme për ndjekësit e mamasë, teksa ha darkën. Nuk ka as patate të skuqura, as pizza e as ”pisllëqe”, nga ato që fëmijët adhurojnë, por një darkë e shëndetshme të cilën 5-vjeçarja e ha me qejf. Dhe sekretin që e lakmon çdo mama, gazetarja e njohur e ka zbuluar në postimin shoqërues, që ka ngjallur shumë komente.

”Një pyetje që, shumë nga mamat’ që më ndjekin, më bëjnë shpesh është: si ja ke dalë që Amara ha gjithçka. Shumë nga ju më kërkojnë këshilla që t’i zbatojnë me fëmijët e tyre. Në fakt, unë mendoj se aq sa e nevojshme është të marrësh këshilla mbi mëmësinë në përgjithësi, po aq e vështirë është të japësh. Kjo sepse prindërimi është diçka kaq personale dhe varet nga shumë faktorë.

Megjithatë më shumë se sa këshilla, une do të ndaj me ju eksperiencën time në lidhje me mënyrën e ushqimit të Amarës. Kjo që shikoni në këtë video ishte darka e Amarës dje, të cilën Amara e hëngri të gjithën, pa naze. Kjo vjen sepse Amara është mësuar që ditën e parë që ka nisur të hajë e deri më sot, që duhet të hajë perimet. Të gjitha perimet. Në të gjitha format e tyre, të gjalla, të gatuara, gjellë. Perimet duhen ngrënë sepse janë të shëndetshme. Por edhe sepse nuk ka alternativë tjetër! Nëse nuk hahen perimet, ose me saktë ushqimet që unë kam gatuar dhe që janë më të shëndetshme për të, nuk hahet asgjë tjetër.

Fëmija mësohet me shembuj! Të njëjtën pjatë që hëngri Amara, hëngra dhe unë dhe bashkëshorti. Amara s’ka parë kurrë një shishe pije me gaz, apo lëngje kartoni në frigorifer dhe rrjedhimisht e ka mësuar që prindërit e saj mendojnë se ato janë të dëmshme prandaj nuk i konsumojnë për vete dhe rrjedhimisht nuk ja japin as asaj. Kështu që Amara nuk i kërkon. Në pesë vite unë nuk kam skuqur asnjë herë të vetme patate, si alternativë ushqimi për Amarën. Padyshim qe ajo ka ngrënë patate të skuqura nëse kemi qenë për dreke te nëna psh, ose diku tjetër. Ama kështu e ka mësuar që patatet e skuqura janë ushqim “festash”, që hahen shumë rrallë sepse na bëjnë keq, kështu që nuk i kërkon. Amara e di që nuk vendos ajo çfarë duhet të hajë, por vendos unë. Ashtu siç e di edhe që, nëse mund të ketë ushqime që s’i ka shumë qejf, duhet t’i hajë sepse janë të shëndetshme dhe i bëjnë mirë.

Rregulli është një tjetër faktor i rëndësishëm. Vaktet hahen në orar. Para vakteve nuk hahet asgjë që mund të presë oreksin. Nëse fëmija është psh mbasdite te lodrat dhe aty kërkon kokoshka, pastaj lëng, pastaj ëmbelsirë, normalisht që kur të shkoje në shtëpi s’do dojë të hajë më. Prandaj nuk i blihen!”

View this post on Instagram

Nje pyetjet qe, shume nga mamat’ qe me ndjekin, me bejne shpesh eshte: si ja ke dale qe Amara ha gjithcka. Shume nga ju me kerkojne keshilla qe ti zbatojne me femijet e tyre. Ne fakt, une mendoj se aq sa e nevojshme eshte te marresh keshilla mbi memesine ne pergjithesi, po aq e veshtire eshte te japesh. Kjo sepse prinderimi eshte dicka kaq personale dhe varet nga shume faktore. Megjithate me shume se sa keshilla, une do te ndaj me ju eksperiencen time ne lidhje me menyren e ushqimit te Amares. Kjo qe shikoni ne kete video ishte darka e Amares dje, te cilen Amara e hengri te gjithen, pa naze. Kjo vjen sepse Amara eshte mesuar qe diten e pare qe ka nisur te haje e deri me sot, qe duhet te haje perimet. Te gjitha perimet. Ne te gjitha format e tyre, te gjalla, te gatuara, gjelle. Perimet duhen ngrene sepse jane te shendetshme. Por edhe sepse nuk ka alternative tjeter! Nese nuk hahen perimet, ose me sakte ushqimet qe une kam gatuar dhe qe jane me te shendetshme per te, nuk hahet asgje tjeter. Femija mesohet me shembuj! Te njejten pjate qe hengri Amara, hengra dhe une dhe bashkeshorti. Amara s’ka pare kurre nje shishe pije me gaz, apo lengje kartoni ne frigorifer dhe rrjedhimisht e ka mesuar qe prinderit e saj mendojne se ato jane te demshme prandaj nuk i konsumojne per vete dhe rrjedhimisht nuk ja japin as asaj. Keshtu qe Amara nuk i kerkon. Ne pese vite une nuk kam skuqur asnjehere te vetme patate, si alternative ushqimi per Amaren. Padyshim qe ajo ka ngrene patate te skuqura nese kemi qene per dreke te nena psh, ose diku tjeter. Ama keshtu e ka mesuar qe patatet e skuqura jane ushqim “festash”, qe hahen sh sh rralle sepse na bejne keq, keshtu qe nuk i kerkon. Amara e di qe nuk vendos ajo cfare duhet te haje, por vendos une. Ashtu sic e di edhe qe, nese mund te kete ushqime qe s’i ka shume qejf, duhet ti haje sepse jane te shendetshme dhe i bejne mire. Rregulli eshte nje tjeter faktor i rendesishem. Vaktet hahen ne orar. Para vakteve nuk hahet asgje qe mund te prese oreksin. Nese femija eshte psh mbasdite te lodrat dhe aty kerkon kokoshka, pastaj leng, pastaj embelsire, normalisht qe kur te shkoje ne shtepi s’do doje te haje me. Prandaj nuk i blihen!

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

Share With:
Translate »
723 Views