“Meghan është gjëja më e mirë që i ka ndodhur familjes sonë” ndikimi i jashtëzakonshëm i saj tek Harry

Familja mbretërore e ka bërë të qartë që në takimet e para të çiftit, që nuk janë kundër lidhjes Harry-Meghan, ndonëse kjo e fundit është e divorcuar, më e madhe në moshë dhe vjen nga rraca të përziera. Brenda një kohe të shkurtër Meghan arriti t’i hynte në zemër jo vetëm pjestarëve të familjes mbretërore, por edhe Mbretëreshës.
Ndikimi “Markle” është i dukshëm edhe në marrëdhëniet familjare që ka Harry, e këtë gjë e ka pranuar dhe babai i tij, Princi Charles në një intervistë për Vanity Fair.
“Unë ndihem më afër se kurrë me birin tim” dhe prapa lidhjes së tyre të sapo forcuar duket se qëndron nusja e re e familjes.
“Dasma ishte një kthese jo vetëm në jetën e Harryt ” vazhdon Charles. Megjithëse Charles dhe Meghan e kanë pëlqyer gjithmonë njëri tjetrin, por prej vitesh marrëdhënia e Princit me birin e tij nuk ka qenë e njëjtë. Por kjo afërsi me Meghanin po rikuperon edhe lidhjen prindërore të Charlsit.
“Charles ka qenë gjithashtu shumë mbështetës ndaj Meghanit dhe ndaj çdo situate që ajo po kalon me babain e saj,” thonë burimet për revistën Vanity Fair. Ai mendon se Meghan është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Harryt.

Share With:
Translate »
649 Views