Meghan fiton gjyqin për letrën e babait që ia publikuan: Për mediat është lojë, për mua është jeta reale!
Meghan Markle ka fituar gjyqin kundër medias britanike Mail Online, që publikoi letrën private të saj që ia kishte dërguar babait Thomas. Nuk dihet shpërblimi që do të marrë bashkëshortja e princit Harry, por gjykata ka njoftuar se do të ketë një tjëtër seancë gjatë muajit mars për veprimet ligjore që do të ndërmerren.
Meghan hodhi në gjyq rrjetin e Associated Neëspapers (ANL) mbi botimin e ekstrakteve nga një letër drejtuar babait të saj. Dhe gjykata deklaroi se ka arsye që përmbajtja e asaj letre të mbetej private. Ndërkohë që përfaqësues nga ANL thanë se ishin të zhgënjyer nga gjykimi.

Në gjykimin e çështjes, gjykatësi britnaik Warby deklaroi se botimi i letrës në gusht të 2018-ës ishte e tepruar dhe e paligjshme.
“Shkurt, ishte një letër personale dhe private”. Sipas gjykatësit kjo situatë mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e marëdhënieve mes Meghan dhe babait të saj.
“Këto janë çështje të qenësishme private dhe personale.”
Pas vendimit, Meghan Markle tha se ishte mirënjohëse ndaj gjykatës që vuri para llogarisë gazetën dhe gazetarët për praktikat e tyre të paligjshme dhe dehumanizuese.
“Për këto tregje, është një lojë. Për mua dhe shumë të tjerë, është jeta reale, marrëdhëniet reale dhe trishtimi shumë i vërtetë. Dëmi që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shkon thellë. Ne tani e dimë dhe shpresojmë që të krijojë precedent ligjor, që ju nuk mund të merrni privatësinë e dikujt dhe ta shfrytëzoni atë, siç ka bërë i pandehuri në mënyrë të qartë mbi dy vitet e kaluara “.