Meghan Markle, ‘e dëshpëruar’ për të shpëtuar jetën mbretërore nga familja e saj

Katër muaj pas martesës së Meghan Markle dhe Princit Harry kanë ndodhur shumë ngjarje në Pallatin Mbretëror. Ndërsa nusja amerikane e Harry-it përpiqej të hynte në radhën e parë të eventeve publike e të shfaqej si dukeshë, u detyrua të përballonte sulme të vazhdueshme nga babai i saj, Thomas Markle, si edhe nga motra dhe vëllai, Samantha dhe Thomas Jr., të cilët u vunë në qendër të mediave gjatë gjithë verës.

Ndonëse familja mbretërore ka qenë gjithmonë mbështetëse për Meghan, dukesha e di se Pallati është tronditur nga sjellja e familjes së saj. Dhe, sipas shtypit britanik, “Meghan është ndier sikur çdo veprim i saj është kritikuar gjatë kohës që ajo përpiqej të përshtatej me jetën mbretërore”, – thotë një burim i brendshëm për Life & Style. “Ajo ka qenë e dëshpëruar për shumë kohë.”

Ndërsa tani po e merr veten. Më 16 tetor, Meghan mbush plot 37 vjeç. Me këtë rast, ajo dhe Harry do të largohen nga Britania për një turne 16-ditor në Australi, Fixhi, në Mbretërinë e Tongës dhe në Zelandën e Re. “Me gjithë angazhimet e tyre, shpresojnë të kenë pak kohë larg syrit vigjilent të Mbretëreshës Elizabeta II”,- shpjegon më tej burimi. “Për pak kohë larg nga familja e Harry-t dhe ku më shumë se Australia? Ata mezi po presin të largohen nga Pallati, madje janë duke numëruar ditët deri në turne”.

Udhëtimi është pikërisht ajo që i duhet çiftit në një moment të tillë. Jo vetëm që janë të entuziazmuar për t’u larguar nga Britania, por “po bëjnë atë që duan më shumë – punë bamirësie”,- thotë burimi. Udhëtimi është përqendruar në lidershipin e të rinjve, në përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve të ushtarëve. Edhe pse Meghan ende ndjen presion për të ndjekur protokollin, “ajo gjen te australianët më shumë qetësi se te britanikët, ndaj edhe dëshiron t’i lërë flokët lëshuar gjatë udhëtimit…”

“Meghan gjithmonë ka qenë e interesuar për të njohur kultura të reja dhe është e prirur të provojë edhe në Australi gjëra të panjohura.” Gjatë këtij udhëtimi, ajo me siguri do ta harrojë presionin e familjes së saj dhe do të shijojë disa ditë vetëm për vete.

Share With:
Translate »
842 Views