Meghan Markle ka gati dhuratën e parë për bebin, nëse është vajzë

Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan sot mbarë globin se janë tejet entuziast, pasi do të bëhen prindër për herë të parë. Dhe Meghan, e ka menduar se cila do të jetë një ndër dhuratat e para që ajo do t’i kalojë fëmijës së saj, nësë ajo është vajzë!

Në një intervistë për revistën “Hello” në vitin 2015, 37-vjeçarja tregoi se ka shumë dëshirë t’i trashëgojë së bijës një orë që është shumë e veçantë për të.

“Më ka pëlqyer gjithmonë ora Cartier ‘French Tank’ dhe është një bizhuteri që ka një domethënie shumë të madhe për mua. E kam gdhendur në pjesën e pasme ‘Për M.M nga M.M” dhe mezi pres t’ia kaloj vajzës sime një ditë” – tha Meghan Markle për revistën “Hello”.

Ora kushton rreth £5,000 dhe incialet janë “Për Meghan Markle nga Meghan Markle” dhe ishte një dhuratë që Dukesha ia bëri vetes për të festuar sezonin e tretë të serialit “Suits”.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Meghan është në pritje të një vajze apo djali dhe me shumë mundësi, do të njoftojë gjininë e bebit në ditët e fundit të shtatzënisë.

Çifti e bëri publike lajmin e pritjes së ëmbël për familjen, gjatë dasmës së Princeshës Eugenie me Jack Brooksbank të premten.

Share With:
Translate »
788 Views