Meghan Markle kundërshton haptazi mbretëreshën, do të thyejë traditën kryesore ditën e dasmës

Përtej shkëlqimit të fotografive, intervistave të shumta dhe pjesëmarrjes në evente të ndryshme, të qenit pjesëtare e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme në botë është shumë impenjative. Këtë gjë tashmë po e provon edhe pjesëtarja më e re e familjes britanike, Meghan Markle, jeta e të cilës do të ndryshojë kryekëput 19 Majin e këtij viti pas lidhjes në kurorë me trashëgimtarin, Princ Harry. Por, mesa duket aktorja kaliforniane ka vendosur të kundërshtojë disa prej rregullave strike që parashikon etika e sjelljes dhe kodi i organizimit të ceremonive mbretërore të Pallatit të Kensingtonit. Në kundërshtim me rregullat e mësipërme, ajo ka vendosur që personi që do e shoqërojë në altar në ditën e saj më të lumtur të mos jetë babai i saj Thomas Markle, por mamaja Doria Ragland.

Share With:
Translate »
890 Views