Meghan Markle mbërrin në Fiji për vizitën e radhës dhe fustani i saj i mbrëmjes është kryevepër!

Meghan Markle dhe Princi Harry ndodhen në gjysmë të turneut të tyre, pasi arritën në Fiji për të vijuar më pas me ndalesat në Tonga dhe Zelendën e Re.

Çifti mbretëror arriti me avion privat mëngjesin e së martës në Suva, për të nisur vizitën 3-ditore në vend.

Meghan u shfaq me një fustan ngjyrë panë dhe një kapelë me të njëjtën ngjyrë, kur zbriti nga avioni.

Por një nga paraqitjet e saj më mahnitëse ishte për darkën e organizuar nga Presidenti i Fiji-t.

Ajo nuk vendosi një kurorë, por veshi një fustan blu (ngjyra e shtetit të Fiji-t) me pelerinë të markës Safiyaa dhe vathë me diamante të marrë hua nga familja mbretërore.

Ndonëse nuk është e konfirmuar, thuhet se vathët janë marrë hua nga koleksioni i Mbretëreshës Elizabeth.

Kjo është paraqitja e parë e Meghan-it në një darkë shtetërore, që pas martesës së saj.

Share With:
Translate »
758 Views