Meghan Markle thotë se mediat britanike i quajnë fëmijët e saj të zinj

Meghan Markle, ka deklaruar për herë të parë arsyen përse nuk ka pranuar që familja mbretërore të publikojë fotot e fëmijëve të saj Archie dhe Lilibet.

Në një intervistë për The Cut Meghan shpjegoi se së bashku me princin Harry kanë vendosur të mos i ndajnë fotot e fëmijëve të tyre me shtypin britanik përmes procedurës standarde që ndjek familja mbretërore, pasi ata etikohen me termin “n-word” (që është fjala raciste për popullsinë negroide).

Meghan Markle thotë se mediat britanike i quajnë fëmijët e

Meghan tha se fillimisht asaj iu lejua të bashkohej në një llogari në mediat sociale ku do të kontribuonin gjithashtu Harry, Kate dhe Will dhe se ajo duhej t’i përmbahej një sërë rregullash të vendosura më parë kur bëhej fjalë për ndarjen publike të fotove.

“Ekziston fjalë për fjalë një strukturë me të cilën nëse doni të publikoni foto të fëmijës suaj, si pjesëtar i familjes, së pari duhet t’ia jepni Royal Rota-s,” tha ajo.

Meghan Markle thotë se mediat britanike i quajnë fëmijët e

Po pse do t’u jap fotot atyre që i quajnë fëmijët e mi “n-word” përpara se t’i ndaj me njerëzit që e duan fëmijën tim?” pyeti ajo intervistuesin në mënyrë retorike.

“Ti më thuaj se si ka kuptim dhe më pas unë do ta luaj atë lojë?!”

Meghan Markle thotë se mediat britanike i quajnë fëmijët e

Meghan Markle është paragjykuar jo pak për faktin se është biraciale. Babai i saj është i bardhë dhe nëna e saj është me ngjyrë.

Share With:
Translate »
155 Views