Megjithëse vetë baba, përsëri qaj si një fëmijë”, ish-presidenti prek me lajmin e ndarjes nga jeta të nënës

Megjithëse vetë baba, përsëri qaj si një fëmijë”– shkruan ish-Presidenti Nishani në mesazhin e tij të ndjerë në rrjetet sociale pas humbjes së nënës – njeriut të tij më të dashur.

Largimin nga jeta të nënës e ka ndarë vetë ish-Presidenti në rrjetin e tij social, pas të cilit kanë shprehur ngushëllimet të gjithë ndjekësit: “Kur nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”, – shkruan Bujar Nishani në faqen e tij zyrtare.

Për lajmin e hidhur ka reaguar Presidenti Meta, i cili shkruan:

Ngushëllimet më të ndjera për familjen Nishani, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur!

U prehtë në paqe!

Ndjekësit e ish-presidentit i shprehin ngushëllime si dhe të gjejë forcën për ta përballuar humbjen e njeriut më të shtrenjtë.

Share With:
Translate »
464 Views