‘Melek’ rikthehet në ekran, përsëri me një rol që do prekë zemrat e publikut
Vogëlushja turke Beren Gokyildiz, është bërë e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Melek’ në serialin ‘Nënë’. “Melek” në këtë film është pa babanë, ndërsa e ëma është martuar me një person që e urren vajzën e saj dhe e detyron të bëjë edhe punët që janë të vështira për një fëmijë. Ky serial rezultoi mjaft i suksesshëm për Berenin, pasi në fund të tij ajo u vlerësua si aktorja më e mirë e vogël.
Tashmë në moshën 8 vjeçare ‘Melek’ ka nisur xhirimet për një serial të ri i cili do të nisë transmetimin në mediat turke. Por ajo që na bën përshtypje është fakti se vogëlushja përsëri luan një rol dëshpërues i cili do të prekë zemrat e njerëzve. Seriali mban titullin “Vajza ime” dhe Beren luan rolin e një vajze të rritur pa nënë.