“Melodia më e bukur e jetës”, kjo video e Zërit të Elitës dhe Gjikos na kënaqi shpirtin!

Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët komentohen shpesh në media e rrjete sociale.

Ata s’e kanë aspak problem të ndajnë me ndjekësit thuajse çdo detaj të jetës së tyre të përditshme, ndaj fansat i “adhruojnë” për thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që çifti u fal.

Shumë shpejt, i vogli i shtëpisë së tyre, Zëri, do të bëhet me motër pasi Elita është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë.

Megjithatë, Zëri vazhdon të mbetet lezeti i familjes pas të cilit janë të gjithë të dhënë.

Dedikimet e Elitës për të birin janë nga më të ëmblat, siç është edhe ky i fundit.

“Melodia më e bukur e jetës”- shkruan moderatorja krahas videos së Zërit duke kënduar, i cili na kënaqi shpirtin sot!

Share With:
Translate »
475 Views