“Mendoja se ishte një ëndërr!” Në ditëlindjen e Fatmës, Alfio nuk mund të ishte më romantik se kaq!
Shpeshherë në intervista të ndryshme, Fatma na ka treguar se Alfio është shumë romantik dhe ai u kujdes edhe ditën e sotme të na e vërtetonte këtë gjë.
Moderatorja më ‘cool’ feston sot ditëlindjen dhe Alfio i thuri asaj disa super fjalë emocionuese. Ai publikoi një foto ku shihen të dy bashkë me Noah në plazh, teksa ka shkruar:
dikur mendoja qe dashuria ishte thjesht nje enderr, derisa u dashurova me ty!❤️
gezofsh dhe 100 ditlindje te lumtura djelli i shpirtit tone!
![]()
Shumë kuriozë jemi se çfarë dhurate i ka bërë shefi i preferuar i ekraneve partneres së tij. Me siguri do e marrim veshë në vijim.
Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.
Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre.