Menduam se fëmijën po e lind para martese por Floriana qenka celebruar dhe nuk e paskemi ditur

Fejesën, Floriana Garo e shpalli publikisht, bashkë me disa foto nga ajo ditë. Më pas, ajo u zhvendos në Zvicër ku bashkëjeton me Enis Dacin dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, e cila si ka zbuluar moderatorja është vajzë.

Në një intervistë në mediat shqiptare, para ca kohësh, e pyetur kur do të vishej me të bardha, Floriana zbuloi që ajo aktualisht ishte martuar me Enisin, ndërsa për festën do të mendonin pas lindjes së vajzës.

Kanë zgjedhur një celebrim privat, që Floriana, ndryshe nga fejesën, në atë kohë, nuk e ka bërë publike. Megjithatë, tashmë e dimë kur ka qenë data e paharruar për çiftin. Moderatorja ka përditësuar disa të dhëna në faqen e saj të FB ku ka shënuar që është martuar në nëntor të 2017-ës.

Të gjitha brenda një viti, por ende ngjarjet e mëdha të bukura për familjen nuk kanë mbaruar. Çifti pret të bëhet me fëmijë gjatë kësaj kohe.

Share With:
Translate »
726 Views