Mëngjese si këto, modelja poston fotot e ëmbla me vajzat e saj

Nuk ka ditë që modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj të mos postojë foto me vajzat e saj. Që pas lindjes së të voglës, Mia Soraya, modelja nuk ngopet duke e shijuar të voglën dhe duke postuar foto e video nga rrjeti i saj në ‘Instagram’. Ndërkohë që së fundmi ajo postoi një foto të ëmbël ku dy motrat ishin duke luajtur me njëra-tjetrën. Ella, vajza e madhe, duket se është rritur mjaftueshëm për t’u kujdesur për motrën e vogël.

“Mëngjese si këto, janë bota për mua”,-shkruan modelja në fotot e postuara në ‘Instastory’. S’ka momente më të ëmbla se sa me fëmijët, dhe Emina po na i tregon më së miri çdo ditë.

Share With:
Translate »
796 Views