Mëngjesi më i bukur! Miriami ndan videon më të ëmbël të botës së saj, Amelisë dhe Duam

Miriam Cani i është përkushtuar totalisht rritjes së dy fëmijëve të saj, Amelisë e Duamit dhe herë pas here ndan në rrjete sociale momente të ndryshme që kalon gjatë ditës me ta. Ajo ka ndarë mëngjesin e sotëm një video shumë të ëmbël, duke treguar se dita nis shumë bukur për të në praninë e dy të vegjëlve.

Në planin e parë të videos shfaqet Duami, që luan me Miriamin, ndërsa Ameli shihet e shtrire në një divan. “Bota ime”, ka shkruar Miriami përkrah videos së ëmbël të të vegjëlve.

Para pak kohësh ajo zbuloi për herë të parë edhe portretin e Duamit, sepse që nga lindja nuk kishin ndarë asnjë foto të tij me fytyrë. Duke publikuar videon e parë të vogëlushit, Miriami zbuloi se ka qenë pikërisht ai që e ka frymëzuar për të krijuar diçka shumë të pastër e të mbushur me dashuri, siç është biznesi që ka hapur së fundmi dedikuar fëmijëve.

Share With:
Translate »
412 Views