Menjëherë pas dasmës, këngëtarja shqiptare është shtatzënë për herë të parë

Në muajt e verës, ajo kurorëzoi dashurinë e saj me martesë.

Martesa nënkuptoi një fillim të ri në tërësinë e saj për këngëtaren Edita Sopjani.

 

Ajo u zhvendos në Gjermani pranë bashkëshortit duke lënë prapa edhe karrierën në ekran, pas gjashtë vitesh si prezantuese në televizionin publik.

 

Para nisjes, Editën nuk e ‘lëshuam’ pa një intervistë.

E teksa po ambientohet me jetën e re larg vendlindjes, nga Edita ka të reja.

Burime të sigurta pranë saj kanë konfirmuar për Prive.al se Edita është në pritjen e ëmbël.

“Edita është në fillimet e shtatzënisë dhe ky lajm i ka gëzuar shumë të dy. Megjithatë, momentalisht kanë zgjedhur që ta mbajnë lajmin në privatësi” – ka thënë burimi për Prive.al.

Shumë urime e i shkoftë shtatzënia mbarë e lehtë! 

Share With:
Translate »
243 Views