Mënyra e veçantë e Emina Cunmulaj për të na treguar gjininë e bebit

Modelja Emina Cunmulaj është një ndër personazhet më të veçanta në showbizin shqiptar.

Ajo duhet të jetë me patjetër një ndër personat që duhet të ndiqni në Instagram pasi në postimet e saj nuk do të gjeni foto të cilat reklamojnë jetën e luksit, veshjet e shtrenjta, por është shumë e vërtetë në ato që poston. Bukuroshja pak javë me parë ndau me ne lajmin e mirë se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Our family is growing ❤️👶🏻

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Nuk është nga ato personazhe që zgjedhë të postojë mesazhe të koduara, për të qenë në vëmendjen e mediave rozë për një kohë sa më të gjatë, përkundrazi. Lajmin për shtazëninë e dytë e dha ajo vetë, e ndërsa së fundmi na tregoi edhe gjininë e bebit.

Mesa duket Ella e vogël do të bëhet me një vëlla. Të paktën këtë kuptuam nëpërmjet një sondazhi në Instasory që bëri modelja ditën e sotme. Numri më i madh i votave ishte tek opsioni ‘djalë’…ose ndoshta kjo është një dëshirë që çdo shqiptar ka brenda vetes.

Gjithsesi ka ende kohë që bebi të vijë në jetë. E rëndësishme është që ai të jetë i shëndetshëm.

Share With:
Translate »
854 Views