Mënyra më e mirë për ta mësuar fëmijën të lidhë këpucët
Të gjithë e dimë se nuk është lehtë të jesh prind, e veçanërisht kur vjen puna për t’i mësuar gjëra të ndryshme fëmijëve. Ndër këto gjëra është edhe lidhja e këpucëve, e cila shpeshherë di të jetë gjë e bezdisshme. Por, mënyra më e mirë për ta mësuar fëmijën t’i lidhë këpucët është duke i vizatuar një palë këpucë në një karton. Pastaj, me ndihmën e gërshërëve i bëni disa vrima të vogla në vendet ku ato vrima zakonisht gjenden në këpucët e vërteta, dhe pastaj i vendosni dy lidhëse përgjatë tyre. Tani fëmija juaj do ta ketë mundësinë të praktikohet si t’i lidhë këpucët kudo dhe kurdo.
