Mënyrat më të bukura për t’i thënë atij që jeni shtatzënë
Nëse keni kohë që mundoheni të mbeteni shtatzanë dhe i dashuri, i fejuari ose bashkëshorti juaj ka po aq dëshirë, atëherë padiskutim që duhet të gjeni një mënyrë krijuese për të ndarë lajmin e madh me të.
Zbuloni mënyra më të mira që ti thoni që jeni shtatzanë, ide me të cilat do të krijoni momente speciale dhe të paharrueshme.
Thuajeni me një bluzë
Nëse dëshironi një moment që do zgjasë gjatë kur ti thoni që ai do të bëhet baba, mund të gjeni shumë bluza, qoftë me fjalë “ Babai i ardhshëm më i mirë në botë”, për veten tuaj “Bebe në bord” ose për fëmijët tuaj “ Vëllai i madh” “ Motra e madhe”
Testi pozitiv i shtatzanisë si dhuratë
Një nga mënyrat më të mira për ti treguar që jeni shtatzanë është të ktheni testin e shtatzanisë në një dhuratë. Përpara së gjithash, pastrojeni. Nëse doni mund të prisni sa t’a konfirmoni dhe me gjinekologun, ose t’a ndani lajmin pas disa testeve. Shtojini dhuratës dhe një libër me emra bebesh, dhe ja ku keni dhuratën e duhur për babain e ardhshëm.
Surprizojeni me ekon
Një tjetër mënyrë për ti thënë që jeni ishtatzanë është ti tregoni ekon e parë. Ndoshta kjo nuk është ideja më e mirë, pasi do pak kohë sa ta bëni, por do ishte një suprize e bukur për partnerin tuaj.
Merreni për shopping
Teksa keni dalë për shopping, hyni në një dyqan bebesh dhe zgjidhni dicka të bukur. Nëse ju pyet se për ke i doni, tregojini se bebi është rrugës dhe të jeni e sigurtë që do merrni një buzëqeshje të madhe.
Tregojani në një ditë të vecantë
Një nga mënyrat më të mira për ti treguar që jeni shtatzanë në një kohë kur e dini se edhe ai mezi po pret, është në një ditë të vecantë. Nëse po afron një përvjetor, një ditëlindje ose dita e Babait, prisni dhe ndajeni lajmin e madh në një moment privat, përpara se tja thoni familjarëve dhe të gjithë miqve.
Biberon me pije
Një tjetër mënyrë krijuese për ti treguar që jeni shtatzanë është ti mbushni një biberon me pijen e tij të preferuar.
Propozojini
Nuk ka përse detyrimisht të uleni në gjunjë, por është një ide mjaft e vecantë nëse i propozoni për atësinë, Pyeteni nëse ka dëshirë të jetë babi i bebit në të mirë e në të keq dhe nëse është tipi romantik do ta vlerësojë shumë këtë veprim.
Mbusheni sirtarin e corapeve të tij me gjëra bebesh
Nëse hidhni disa gjëra bebesh mes rrobave të tij, do të ishtë shumë bukur për të zbuluar shtatzaninë. Mos filloni që tani të blini pampers, por hidhni një biberon ose një rosë mes corapeve dhe prisni për reagimin e lumtur.