“Meriton një çmim”, vajza e Sylvinjos zbulon “të preferuarin” e saj nga kuqezinjtë dhe nuk është Manaj
Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë, me rezultatin në favorin tonë falë golit të Rei Manajt, ka ngjallur emocione të mëdha jo vetëm në mesin e tifozëve kuqezi, por edhe tek të afërmit e trajnerit Silvinjo.
Vajza e tij, e njohur për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kombëtares shqiptare, ka reaguar në mënyrë të veçantë pas triumfit të mbrëmshëm. Ajo ka publikuar një bisedë ku shihet duke përjetuar me shumë emocion minutat e fundit të ndeshjes dhe ka vlerësuar në veçanti portierin Thomas Strakosha.
“Ky portier meriton një çmim”, shkruan Tati, duke vënë në pah rolin kyç të Strakoshës në mbajtjen e portës së paprekur dhe në sigurimin e fitores me pritjet vendimtare.

Përveç reagimit për lojën, Tati Mendes ka ndarë edhe një dedikim prekës për të atin, duke theksuar lidhjen e fortë emocionale me punën dhe sukseset e tij si trajner i Kombëtares:
“Fitoret e tua janë edhe të miat”, ka shkruar ajo, në një mesazh që reflekton krenari dhe dashuri familjare në një moment historik për futbollin shqiptar.

