Merr në dorë shaminë se Disney dhe Pixar kanë gati dy filma mbi autizmin

Emocione të forta do përjetojnë të gjithë ata që do shikojnë dy filmat me metrazh të shkurtër që Disney dhe Pixar kanë gati. Dy kompanitë kanë realizuar filma me subjekt autizmin dhe kështu targeti është edhe më i gjerë se sa thjesht fëmijët, duke qenë se tematika është kaq e ndjeshme.

I pari, “Float” nuk është një film i thjeshtë. Është historia e vërtetë e Bobby Rubio, regjisorit të tij. Rubio vendosi të tregojë përmes animacionit historinë e familjes së tij dhe të birit Alex. Filmi nis me të atin, pra Bobby-n që luan me djalin. Regjisori ka treguar se ishte pikërisht e shoqja që e shtyu për ta treguar historinë e tyre, duke menduar se kjo do ta lehtësojë dhimbjen e tij.

Kurse filmi tjetër është “Loop” dhe rrëfen historinë e një vajze me autizëm dhe një djali llafazan. Tregon se sa e nevojshme është të kuptohet realiteti i fëmijëve dhe prindërve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Në Itali filmat do të shfaqen nga 31 marsi i 2020-ës. Në Shqipëri ende nuk ka një njoftim, duke qenë se është herët akoma.

Share With:
Translate »
511 Views