Merr të birin 4 javësh në disko, bëhet “tapë”, ulet sipër tij dhe i merr jetën

Një çmenduri që sjell vetëm trishtim është ajo që ka ndodhur në një klub nate në Nju Quay të Uellsit.

Sipas mediave britanike, një nën 26-vjeçare e kishte marrë foshnjen e saj 4 javësh me vete, teksa së bashku me të motrën janë dehur me alkool dhe disa herë është parë teksa e ka hedhur disa herë në ajër atë.

Marina Tilby, është parë duke hedhur dhe kapur djalin e saj, Darian Tilby, ndërsa dy burra po harboheshin bashkë me të dhe të motrën.

Këto ishin momentet e lumtura para tragjedisë, pasi më pas nëna e re në gjendje të dehur raportohet të ketë rënë në gjumë të thellë sipër foshnjes, duke i marrë jetën të birit.

Marina kaloi gjithë natën duke pirë birrë dhe xhin, ndërsa u gjet sipër vogëlushit, i cili kishte hemorragji nga hunda. Foshnja vetëm 4 javë u dërgua me shpejtësi në spital, por s’mundi të mbijetojë.

Gjykata e Crown Swansea në dosjen e saj shkruan se fëmija ishte gjetur i papërgjegjshëm me gjak në gojë, me nënën Marina sipër tij, veprim çka i kishte sjellë edhe një atak në zemër.

Madje, ajo ishte aq e dehur sa nuk mund të zgjohej nga gjumi nga motra e saj.

Share With:
Translate »
700 Views