Merret vendimi! Ja si u dënua babai tranjer që goditi vajzën pas humbjes në ndeshje
Federata Europiane e Taekwondos ka pezulluar për 6 muaj trajnerin Valmir Fetiu, i cili ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij 8-vjeçare, pasi humbi sfidën kundrejt një sportisteje serbe.
Valmirit i janë ndaluar të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë periudhë kohore. Incidenti ka ndodhur përgjatë fundjavës në garat evropiane që janë mbajtur në Tiranë.
Trajneri, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë: “Jam penduar shumë, jam penduar me jetën time, vajza ime është gjëja më e shtrejtë për mua”.