Merret vendimi! Mësimi i alternuar nga 1 dhjetori: Klasat ku mësimi do zhvillohet nga shtëpia dhe Online

Nga klasa e parë në të pestën dhe klasa e 12-të do të zhvillohet mësimi si tani, me prezencë në klasë, edhe pas 1 dhjetorit, datë kur nis zbatimi i planit të ri mësimor në kushtet e pandemisë.

Ndërsa nga klasa 6 deri në klasën e 9-të dhe klasat 10-11 mësimi do jetë i alternuar. Kjo do të thotë se p?7r nxënësit e këtyre klasave: Në javën e parë dhe të tretë të muajit dy ditët e para mësimi do zhvillohet në shkollë, ndërsa 3 ditët e tjera do zhvillohet online. Në javën e dytë dhe të katërt të muajit, mësimi do zhvillohet me dy ditë të para të javës Online dhe 3 ditët e tjera në shkollë.

Kjo është skema e Ministrisë së Arsimit se si do të zhvillohet mësimi duke filluar nga 1 dhjetori. Pas kërkesës së Ministres Ogerta Manastirliu që mësimi nga 1 dhjetori të zhvillohet në mënyrë të alternuar, ministrja e Arsimit Evish Kushi doli sot në konferencë ku shpjegoi planin, në dukje paksa i ngatërruar, por ajo tha se është hartuar me ekspertë dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.

Deri me 1 dhjetor, tha ministrja Kushi do të vijohet skema aktuale: 

Gjatë kësaj periudhe do vazhdojë të zbatohet i njëjti program mësimor i njëjti plan dhe rekomandohet të zbatohet orari mësimor që shkollat kanë aktualisht. Çdo të premte, do raportojmë në zyrat arsimorë lidhur me situatën e koronavirusit në shkolla.

Share With:
Translate »
508 Views