Merret vendimi për vaksinimin e fëmijëve, Manastirliu flet nga Shkodra: Nesër…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Shkodra ditën e sotme ka folur për vaksinimin dhe për dozën e tretë.
Ajo është shprehur se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar vendosjen e dozës së tretë në protokollin e vaksinimit si dhe kanë rekomanduar uljen e fashës së vaksinimit tek fëmijët plus 16 vjeç si dhe tek ata 12 vjeç që vuajnë nga ndonjë sëmundje.
“Është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit përgjatë fundjavës së shkuar, të cilat kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose dozës booster, kanë rekomanduar edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim, plus 16 vjeç.
Kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika këto rekomandime që kanë dalë nga komiteti i vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Do të kemi edhe një njoftim për vendimet që do të marrë ky komitet”, tha Manastirliu ndër të tjera.