Mes gjithë skandaleve për tradhëti Neymar dhe Bruna bëhen prindër të një vajze
Neymar dhe Bruna Biancardi janë bërë prindër të një vajze. Ikona e futbollit brazilian tashmë është bërë baba për herë të dytë. Çifti ka shkruar një mesazh emocionues që i është drejtuar fansave të cilët po ashtu e kanë pritur me padurim këtë moment!
Ata kanë zbuluar se të voglën e quajtën ‘Mavie’.
Të dy ndanë një sërë fotosh të adhurueshme me vajzën e sapolindur në spital. Përveç fotografive të mahnitshme, çifti shkroi gjithashtu një mesazh të ngrohtë, duke thënë: “Mavie jonë erdhi për të përmbushur jetën tonë. Mirë se vjen, bijë! Të duam shumë… faleminderit që na zgjodhe.”
View this post on Instagram
Mavie ka lindur në Brazil pasi më parë ish-lojtari i PSG-së fluturoi 7,073 milje për t’u ribashkuar me të dashurën e tij. Ndërsa Neymar është edhe baba i një djali, Biancardi nis një kapitull të ri në prindërim.
Futbollisti ka një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas.
Bebja vjen pas shume akuzave per tradheti nga ana Neymar (LEXO KETU)