Mes lotësh, Drini Zeqo rrëfen divorcin e prindërve dhe gjendjen e motrës

Moderatori i njohur Drini Zeqo, pak ditë më parë u bë banor i shtëpisë më të famshme ‘BBV3’. Mirëpo rrugëtimi i tij nuk ishte i gjatë pasi për arsye personale ai u largua prej formatit.

Që nga dita e largimit të tij nga shtëpia, intervistat me të kanë qenë të pafundme.

Gjatë një interviste të dhënë ditën e sotme Drini ka folur më tepër rreth jetës së tij personale, divorcit të prindërve, sëmundjes së motres dhe reagimin që ajo pati pasi ai u largua prej ‘Big Brother’.

Për të jeta ka qenë tepër e vështirë, ku këto vështirësi kanë filluar që me ndarjen e prindërve, vdekjen e personit më të shtrenjtë të tij edhe gjëra të tjera në vazhim të cilat do ti mësoni në leximin e intervistës së tij të paraqitur më poshtë:

‘Prindërit e mi janë ekonomist. Nuk donin ta pranonin që te unë ishte zgjuar pasioni që ishte media. Më çojnë për studime për Gjermani. Kam jetuar dy vjet në Frankfurt dhe kur u ktheva në Tiranë mbarova gazetarinë. Prindërit e mi ishin duke kaluar divorcin, ndonjëherë nuk je akoma gati t’i marrësh ca pesha mbi supe. Nuk ishte e lehtë. Është shumë e vështirë kur flet në cel dëgjon zërin e nënës që dridhet, dhe e mora vendimin pa ju thënë që nuk do iki më. Ika për të mos u kthyer më, ata në Gjermani nuk e pritën mirë, ime më u gëzua se i erdhi mirë që do kishte djalin pranë. Ata u ndanë, divorci i tyre ndodhi. Problemi nuk ishte tek unë, motra ishte më e pak e impaktuar, ajo është më e vogël se unë se mbase e ka ndjerë më shumë. Nisi një rrugë e vështirë, për mua, mamin dhe motrën. Jetesa u bë e vështirë, puna që nga ai moment në 2004 nuk ishte më një luks. Gjysma e të ardhurave të mia që nga ai moment kanë shkuar për familjen. Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por më e forta ishte humbja e babait. Ka qenë një marrëdhënie normale, është kujdesur për problemet, por nuk ishte aty. Humbja e jetës së tij ishte e vështirë dhe duke mos e pasur më, gjithë dashurinë e orientuam tek nëna. Rrethanat ishin të vështira, nuk vuante nga asgjë, vdiq në moshë të re, i ra hemorragji cerebrale në zyrë dhe nuk i thamë dot as fjalët e fundit njëri tjetrit. Unë u detyrova ta rrisja intensitetin e punës sime, media të merr pak energji, të merr kohë.  Nëse ka një njëri që ka një fuqi të jashtëzakonshme, që sa herë ndodh diçka është ajo dmth dhe nuk e di’.

Share With:
Translate »
86 Views