Mes lotësh rrëfehet Gabriel Garko: Dua të gjesh fëmijën brenda teje

Aktori i njohur italian, Gabriel Garko, ka zbuluar se është homoseksual para miliona shikuesve të Grande Fratello VIP. Mes lotësh, Garko e zbuloi sekretin me anë të një letre drejtuar ish të dashurës, Adua Del Vesco.

Gabriel Garko me letrën e tij drejtuar Adua Del Vesco, tregon se vite të tëra ishin thjesht një gënjeshtër dhe përpiqet ta fshehë faktin që është homoseksual.

“Adua ti kurrë nuk më ke thirrur Dario (emri i vërtetë i Gabriel Garko-s) apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk e di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu.

Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur, por përrallë. Dhe në përralla ka nga ata që dëgjojnë, nga ata që shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje.

A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.

Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë herë sepse ti ishe atje. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si shoqe, sic kemi qenë gjithmonë. Ah, çfarë kam për t’ju shpjeguar? Nuk është vendi i duhur. Nuk mendoj se ka nevojë për shumë shpjegime. Jemi në 2020-n”.

Share With:
Translate »
608 Views