Mes Tiranës dhe Prishtinës, ja qyteti ku vendosën të jetojnë përfundimisht Einxhel dhe Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë shpërngulur përfundimisht në Kosovë.

Lajmin e ka zbuluar për ndjekësit e saj vetë Einxhel në një postim në Instagram. Ajo ka falenderuar publikisht vëllain e saj për ndihmën e suportin gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së djalit të saj, Trev.

Mes të tjerash, moderatorja shkruan se ai e ka ndihmuar me të gjitha gjërat për tu shpërngulur në Prishtinë.

Edhe në një intervistë para disa muajsh, Einxhel la të kuptohet se do ishte Prishtina vendi ku ajo dhe familja e saj do jetonin. Ajo madje tha se ka edhe disa projekte në plan atje, por nuk i ka zbuluar ende.

Share With:
Translate »
138 Views