Mesazhet e veçanta që Arti mori për ditëlindje

Sot ka festë në familjen Fejzullahu. Arti djali i vetëm i Ermal Fejzullahut feston ditëlindjen. Arti është rritur dhe madje po bëhet mjaft i pashëm. Ariana shprehu emocinet e saj si nënë duke i uruar të birit jetë të lumtur e me shumë fat. “Sot është një ditë e veçantë për ty, është dita kur në botë erdhi një ëngjëll. Shpresoj që fati, lumturia dhe suksesi të të përcjellin ty në çdo hap të jetës. Shpresoj dhe uroj që jeta jote të jetë shumë e lumtur, siç jemi ne të lumtur me vet egzistencën tende. Urime Artushi nanës, të dua pa fund”- ka shkruar Arjana krahas fotos së të birit.
Ajo dhe Ermali janë prindër të tre fëmijëve.

Të njëjtën foto ka zgjedhur edhe babi Ermali për ta uruar, por ai ka folur shkur dhe qartë: “Urime ditelindjen shmeki i babit te dua shume Arti #9″

Të shumtë kanë qënë fansat dhe miqtë e çiftit që kanë shrehur urimet e tyre pë vogëlushin.

Ndërsa urimin më origjinal Arti e mori nga shokët e shkollës të  cilët i uruan njëzëri ditëlindjen vogëlushit. Urimit të tyre i bashkohet edhe Kids’Time dhe shpresojmë që Arti të ecë në hapat e babit dhe gjyshit. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
2539 Views