Mesazhi i fortë që fshihet pas fustanit të Chiara Ferragnit në natën e fundit të Sanremo

Pas suksesit të madh të arritur në mbrëmjen e parë, Chiara Ferragni rikthehet për mbrëmjen e fundit të Festivalit të Sanremos 2023 me një filozofi tashmë të përcaktuar: duke theksuar rëndësinë e rolit të gruas.

Mesazhi i fortë që fshihet pas fustanit të Chiara Ferragnit

Fustani blu, i krijuar nga Daniel Roseberry, që ajo vesh shoqërohet me një skulpturë të artë që mbulon dekoltenë. Një lloj force e blinduar për të theksuar rëndësinë e të qenit luftëtare për një grua, e cila mund të jetë diçka tjetër veç të qenit nënë.

Mesazhi i fortë që fshihet pas fustanit të Chiara Ferragnit

Të jesh grua pa qenë nevoja të konsiderohesh thjesht nënë.

Lufta e grave kundër ndjenjës së fajit nga dëshira për t’u pajtuar me gjithçka ishte tema që i kërkuam Daniel Roseberry të zhvillonte për këtë veshje të bërë nga maison Schiaparelli.

Fortësia e armaturës prej ari të gdhendur në gjoksin e Chiarës përfaqëson një forcë që nuk ka nevojë të imitojë atë mashkullore për t’u konsideruar në të njëjtin nivel.

Ndërsa manteli prej sateni është në ngjyrë blu , sepse ka qenë gjithmonë ngjyra e lidhur me shenjtërinë e mëmësisë , e përfaqësuar këtu si një stereotip i gruas që ushqen një fëmijë të artë.

Të mos konsiderohen vetëm si sistem riprodhues është arsyeja për të luftuar çdo ditë!”, shkruan Chiara Ferragni në Instagramin e saj.

Share With:
Translate »
143 Views