Mesazhi i motrës së Kosta Grillos: Lëviz o ma lutesha për natë, eja të shërosh djalin

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Turqi komentatori dhe gazetari sportiv Kosta Grillo.

Edhe pse i shtruar prej disa kohësh, dhe i ndjekur me terapi intensive Grillo nuk ka mundur t’i mbijetoi koronavirusit, duke e humbur kështu betejën me të.

Për ngjarjen një dedikim ka bërë motra Ani Grillo e tij në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ishte ndër personat që u përkujdes për ditë me radhë për Kostan dhe kështu ka treguar 55 ditët e përpjekjeve për t’i shpëtuar virusit vdekjeprurës.

Ndër të tjera Ani shkruan se me ikjen e tij tani ajo ka mbetur fillikat vetëm, teksa Kosta është bashkuar me nënën dhe babain e tyre.

m

Mami te mori me vete se te kishte piken e dobet i dashur Kosta. Nuk e kisha menduar kurre qe do ndaheshim kaq shpejt. Shikoja endra me sy hapur se si do ti ngrysnim ditet e netet bashke në te ardhmen.
Te kisha premtuar qe do iknim bashke nga ky spital ku te solla me duart e mia me shprese se do ja dilnim. 55 dite perpjekje. Nuk e mbajta fjalen e tani me ke lene vetem me kujtimet e atyre oreve e diteve qe kaluam bashke. Kur do ikim me pyesje cdo dite, Kur? Nuk po me sherojne o Ani. E une besoja qe ti do ja dilje mbane, sepse njerzit si ty me ate zemer e shpirt te gjere, me ate zgjuarsi e humor jane te rralle ne kete toke. Forca te thoja, je Himariot kockeforte e nuk dorezohesh ti, do ja dalim e do ikim. Cdo dite, cdo dite te njejtat fjale.
Forca, je i forte, me buzeqesh e ti me buzeqeshje e me shikoje thelle në sy sikur doje te vertetoje fjalet e mia. Na presin te gjithe te thoja, djemte e miqte qe luteshin per ty per nje sherim sa me te shpejte. Cfare te them tani? Me fal qe nuk te ndihmova ashtu si te kisha premtuar qe do ktheheshim bashke ne Tirane me kembet tona? Do kthehemi por me nje ndryshim kembet do ti mbajme ne Vuno, tek mami e babi. O Kostë te thoja, hajde se do sherohesh e do ta kujtojme si nje ender te keqe. Na ke lene shurdh. Nuk qeshim e as nuk flasim pa u ber mir ti. Leviz o ma lutesha per nate. Eja te ndihmosh e te sherosh djalin. Ma more njeriun e vetem qe me kishte mbetur. Ma more vellain me keni lene vetem!

Share With:
Translate »
214 Views