Mesazhi inkurajues i Ashley Graham, tregon barkun e saj ashtu siç është pas lindjes së binjakëve

Modelja plus size Ashley Graham ka dërguar edhe një herë mesazhe të forta për të gjitha femrat pasi nuk heziton asnjëherë të tregojë trupin e saj të vërtetë, pa filtra apo retush.

35-vjeçarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon barkun ashtu siç është në të vërtetë, pas lindjes së dy binjakëve.

Modelja inkurajon njerëzit e tjerë të duan trupin e tyre, ashtu siç janë. “Ashtu siç je”, ka shkruar modelja në postimin e saj.

Komentet nën postimin e saj janë adhuruese me shumicën e komentuesve që e përgëzojnë për guximin. “Të shikoj dhe shoh një grua kaq të bukur. Faleminderit që e tregove këtë, pas tre fëmijëve dukem njësoj. Faleminderit që më ndihmove të shoh se edhe unë jam e bukur”, ka shkruar një grua në komentin e saj.

 

 

Share With:
Translate »
132 Views