Mësim nga 9-vjeçari! Heq këpucët dhe ia vesh djalit të pastrehë

Një djalë i vogël nga Malajzia vuri re një të pastrehë në rrugë dhe vendosi që t’i dhuronte diçka që ai nuk e kishte.

Cheikh Faizal po ecte me babain e tij në Kuala Lumpur, një zonë e njohur ku qëndrojnë personat e pastrehë. 9-vjeçari u ndje keq kur pa një djalë në moshën e tij që po qëndronte këmbëzbathur dhe donte të bënte dicka për të.

Ai hoqi këpucët e corapet dhe iu afrua vogëlushit për t’ia veshur sikur të ishte vëllai i tij. Babai i Cheikh vendosi ta filmonte që ti tregonte të gjithëve se mund të dhurojnë pak lumturi tek personat e pastrehë.

 

Share With:
Translate »
1154 Views