Mësohen emrat e 9 anëtarëve të familjes Cara, gruaja me gjysmën e trupit nën gërmadha

Mësohen emrat e anëtarëve të familjes Cara në Thumanë, nga më të dëmtuarat nga tërmeti.

Deri tani raportohet se është nxjerrë i gjallë vetëm kryefamiljari, Albert Cara, i cili ndodhet te Trauma.

Dy persona janë nxjerrë të pajetë nga gërmadhat. Edhe 6 të tjerë vazhdojnë të jenë nën rrënoja.

Po punohet për nxjerrjen e gruas së Albertit Lindita Cara që gjysmën e trupit e ka nënë rrënoja.

“Është shumë e vështirë ta nxjerrim Linditën, e cila është gjallë. Duhet të largojnë lavatriçe për të patur mundësi ta arrijnë” bën me dije grupi i shpëtimit.

Emrat

Hasan Cara ka dalë pa jete

Almir Alber Cara

Fatmira Qazim Cara

Erisa Cara

Albert Cara është shpëtuar i gjallë dhe ndodhet tek Trauma

Anthi Cara bashkëshortja e Albertit

Stela Cara ka dalë e vdekur

Sadaja Hysa mbesa

Lindita Cara që pritet të dalë

Share With:
Translate »
846 Views