Mësuesit dhe nëndrejtori me Koronavirus, mbyllet gjimnazi i parë në vend

Tre mësues dhe nëndrejtori i gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet janë infektuar me Koronavirus. Burime për “Abc News” ka bërë me dije se shkolla është mbyllur për t’u dezinfektuar, ndërsa mësimi është pezulluar.

Mësuesit e tjerë janë vetëizoluar. 4 rastet e raportuara në Përmet nga Ministria e Shëndetësisë janë rastet e raportuara te “Sami Frashëri”. Ende nuk dihet nëse shkolla do të qëndrojë e mbyllur apo do të hapet.

Burimi: “Abc News”

Share With:
Translate »
313 Views