Mësuesja kap prej flokësh një 12-vjeçare, shokët e klasës së të miturës i bërtasin që ta lërë

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Connecticut të SHBA-ve, ku një mësuese ka kapur prej flokësh një nxënëse 12-vjeçare. Sipas mediave të huaja, mësuesja është arrestuar, ndërsa gjithçka ka ndodhur për shkak të një debati për motive të dobëta.

Ndër të tjera, raportohet se ajo është mësuesja e katërt e arrestuar në zonë që nga nëntori. 49-vjeçarja, e identifikuar si Jennifer Wells-Jackson shihet një video teksa tërheq flokët e 12-vjeçares Destinique James, ndërsa nxënësit e tjerë janë mbledhur rreth saj dhe i bërtasin që të lëjë vajzën.

 

Share With:
Translate »
435 Views